Rizvanolli: ​Kosova është në rrugën e duhur për tërheqjen e investimeve të huaja

17 tetor 2022 | 09:14

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rizvanolli ka treguar se ky ishte diskutimi në Institutin e Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare, ku kanë diskutuar për hulumtime rreth politikave publike.

“Nga diskutimet u bindëm që Kosova është në rrugën e duhur sa i përket tërheqjes së investimeve të huaja direkte, arsimit të dyfishtë, politikave të energjisë, si dhe qasjes ndaj integrimit rajonal”, ka shkruar tutje ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot parashihet mot me diell dhe relativisht i ngrohtë. Temperaturat…