Rizvanolli: 740 euro kushton 1 ton pelet, vitin e kaluar ishte 180 euro

20 tetor 2022 | 12:26

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka kërkuar nga deputetët që të votojnë Projektligjin për çmimet tavan. Ajo ka thënë se këtë vit një ton pelet kushton 740 euro, teksa vitin e kaluar kishte çmimin 180 euro.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se çmimi i prodhimit të peletit është nën 200 euro dhe “po flasim për një fitim prej 560 euro për çdo ton peleti që shitet”.

“740 euro një ton pelet. 180 euro vitin e kaluar, kemi mëse katërfishim të çmimit të peletit, ndërkohe çmimi prodhimit është nën 200 euro, po flasim për një fitim prej 560 euro për çdo ton peleti që shitet”, ka thënë Rizvanolli ajo para deputetëve.

Ky projektligj po kundërshtohet nga partitë opozitare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballkani e ka një mundësi të artë sot për t’iu…