Rizvanolli njofton se kanë mbyllur kompaninë paralele të ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut

13 maj 2025 | 10:52

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit “Ibar” në Mitrovicën e Veriut.

Ajo ka pohuar se kjo ka ndodhur me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë.

“Sot është mbyllur kompania paralele e ujësjellësit ‘Ibar’ në Mitrovicën e Veriut, me kërkesë të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike të Ministrisë së Ekonomisë. Ky është një hap konkret që i shërben sundimit të ligjit dhe funksionalizimit të shërbimeve publike nga institucionet e shtetit tonë. Në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në janar të këtij viti mes KRU Mitrovicës dhe Komunës së Mitrovicës së Veriut, shërbimet e rregullta e më cilësore për qytetarët e Komunës së Mitrovicës së Veriut do të ofrohen nga KRU Mitrovica, me standarde më të larta dhe në përputhje të plotë me ligjet tona. Falënderoj Policinë e Kosovës për mbështetjen dhe falënderoj KRU Mitrovicën për gatishmërinë për t’u shërbyer të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Ky është shteti ynë, këto janë institucionet tona, dhe ato do të jenë të vetmet që shërbejnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Rizvanolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas sezonit dëshpërues nëpër të cilin po kalon, Real Madridi…