Robbeni, pas Bayernit, mund të shkojë në Japoni

30 janar 2019 | 14:43

Ky është sezoni i fundit me Bayern Munchenin për Arjen Robbenin. Holandezi do të përpiqet ta mbyllë me trofe aventurën 10-vjeçare me gjigantin gjerman, ndërsa nuk ka vendosur ende për të ardhmen.

Para disa kohësh u fol për një transferim të holandezit “fluturues” në Serinë A, me Interin dhe Lazion që do ta prisnin me krahë hapur, por nuk përjashtohet as një rikthim i tij në kampionatin holandez. Ai është i përqendruar te gara e titullit me Dortmundin dhe po përgatitet për dy sfidat kundër Liverpoolit në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, Robben, i cili ka shënuar 143 gola në 305 ndeshje me ekipin bavarez, mund të ndërrojë kontinent në fund të sezonit. 35-vjeçari mund të fluturojë drejt Japonisë për të luajtur me FC Tokion. Nëse arrihet akordi me klubin japonez, Robben do të gjente aty emra si Andres Iniesta, Lucas Podolski dhe Fernando Torres.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump…