Rohde: Arrestimi i policëve nga një shtet kandidat për në BE është i papranueshëm, politikanët serbë të reagojnë

18 prill 2024 | 12:06

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas ndalimit të pesë policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë.

Ai ka thënë se depërshkallëzimi duhet të ndodhë tani, derisa ka shtuar se veprimi i Serbisë është i papranueshëm dhe jo diçka që mund të pritet nga një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Rohde ka thënë se kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe se presim që politikanët serbë të ngrisin zërin për bashkëqytetarët e vet.

“Depërshkallëzimi tani! Ndalimi i zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës, përfshirë serbë, nga autoritetet e Serbisë është i papranueshëm dhe sigurisht jo diçka që mund të pritet nga një vend kandidat për BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që politikanët serbë të ngrisin zërin për bashkëqytetarët e vet”, ka shkruar Rohde në platformën “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ballafaqimi mes dy pilotëve të Ferrarit këtë sezon të Formula…