Rohde për vendimin e MINT ndaj ‘Klan Kosovës’: I papritur, do ta ndjekim nga afër

16 qershor 2023 | 11:07

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullim të certifikatës së biznesit të “Klan Kosovës”.

Rohde ka shkruar në “Twitter” se pezullimi i certifikatës së biznesit të “Klan Kosovës” është krejt i papritur.

“Ndajmë shqetësimet e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Rrjetit Global për Mediat e Pavarura dhe të tjerave për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të Klan Kosovës dhe do ta ndjekim nga afër”, ka shkruar Rohde.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është pjesa e vetme e trupit që tre të katërtat…