Rohde: Pyes veten nëse Lista Serbe do ta ndërpres heshtjen dhe të na bashkohet në qëndrimin kundër sulmit ndaj policisë

25 shtator 2023 | 12:09

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se e gjithë bota përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë shokuar dhe kanë dënuar ngjarjet e ndodhura dje ku një grup terrorist ka vrarë një polic të Kosovës dhe ka plagosur dy të tjerë.

Ai ka thënë se pyet veten nëse edhe Lista Serbe do të ndërpres heshtjen e saj dhe t’iu bashkohet të gjithëve në qëndrimin e qartë kundër sulmit vrasës ndaj Policisë së Kosovës.

“Si e gjithë bota, përfshirë edhe Kishën Ortodokse Serbe, janë tronditur dhe dënojnë ngjarjet e djeshme: Pyes veten nëse edhe Lista Serbe do ta ndalë heshtjen dhe do të na bashkohet të gjithëve në qëndrimin tonë të qartë kundër këtij sulmi vrasës ndaj Policisë së Kosovës”, ka shkruar Rohde në “X”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku me…