Roja bregdetare: Shpëtohen mbi 1.000 migrantë, arrijnë në portet italiane

11 mars 2023 | 22:22

Më shumë se 1.000 migrantë, të vendosur në tri varka – të cilat ishin të mbipopulluara – u sollën të sigurt në dy porte italiane, tha të shtunën një roje bregdetare.

Shpëtimet erdhën në të njëjtën ditë kur u zbulua trupi i viktimës së 74-të pas përmbytjes së një varke me migrantë në Itali gati dy javë më parë. Viktima është një vajzë e moshës rreth 5-vjeçare.

Tragjedinë e fundit me migrantë në Itali, e cila ndodhi më 26 shkurt në brigjet e Kalabrisë, ka ngjallur kritika të ashpra ndaj qeverisë së krahut të djathtë të udhëhequr nga kryeministrja, Giorgia Meloni, për dështimin e saj për të ndërhyrë në kohë për të shpëtuar varkën.

Roja bregdetare tha të shtunën se pas një operacioni të madh shpëtimi që filloi të premten, u shpëtuan mbi 1.000 migrantë, ku tri varka u zunë duke u larguar nga brigjet në jug të Italisë.

Varka e parë kishte 487 migrantë në bordin e saj, të cilët sipas rojës, u sollën në mënyrë të sigurtë në portin Crotone rreth orës 02:00 të mëngjesit të 11 marsit.

Në varkën e dytë ishin rreth 500 migrantë të tjerë në portin e Reggio Calabria. Ndërsa varka e tretë kishte 379 persona, të cilët u shpëtuan nga dy varka patrullimi të rojës bregdetare dhe migrantët u transferuan në një anije të marinës që drejtohej në portin sicilian të Augusta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës, së bashku me policinë e Kosovës, përmes…