Roli i USAID-it në zhvillimin ekonomik të Kosovës, i pazëvendësueshëm

19 mars 2018 | 16:26

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim zëvendësasistenten e administratorit të USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Uashington, Gretchen Birkle.

Haradinaj ka theksuar progresin e arritur në Kosovë dhe përkrahjen e fuqishme të USAID-it në ndërtimin e institucioneve demokratike, sundimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik dhe në fusha të tjera.

Duke shprehur mirënjohje të thellë për përkrahjen e pazëvendësueshme të ShBA-së dhe të USAID-it, kryeministri Haradinaj ka shprehur përkushtimin e plotë për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe bashkëpunimit.

Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe drejtori i misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, kryeministri Haradinaj, ka falënderuar për përkrahjen që USAID-i ka dhënë në krijimin e një ambienti më të volitshëm për të bërit biznes.

Ndërsa zëvendësasistentja e administratorit të USAID-it nga Byroja për Evropë dhe Euroazi në Uashington, Gretchen Birkle, ka vlerësuar të arriturat e deritashme, bashkëpunimin me institucionet e vendit, si partner serioz në projekte konkrete. Ajo ka shtuar se USAID-i mbetet i përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe fusha të tjera në interes të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka thënë se Grupi…