Roma e ngre çmimin e Dzekos

05 gusht 2019 | 12:01

Roma e ka ngritur çmimin për sulmuesin Edin Dzeko në 20 milionë euro plus bonuse në një përpjekje për ta larguar interesimin e Interit.

“Nerazzurrët” kanë rënë dakord për kushtet personale me boshnjakun, i cili pëlqehet nga trajneri Antonio Conte. Oferta e Interit ishte 12 milionë euro plus tre milionë bonuse, por kërkesa e Romës është 20 milionë euro.

Sipas gazetës “La Repubblica”, Roma, tani, përveç çmimit të kërkuar prej 20 milionë eurosh, ka shtuar edhe bonuset që lidhen me performancën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.…