Roma eliminon Milanin, Atalanta dërgon në shtëpi Liverpoolin

18 prill 2024 | 23:31

Roma kalon në gjysmëfinalet e Europa League, duke eliminuar Milan-in, pas fitores me rezultatin e përgjithshëm 3-1 të dy ndeshjeve çerekfinale. Pas fitores 1-0 të “verdhekuqve”, kryeqytetasit triumfuan edhe në “Olimpico” në shifrat 2-1.

Vendasit gjetën golin e parë në minutën e 12-të me Mancini-n, ndërkohë që Dybala do të dyfishonte shifrat pak minuta më vonë. Në minutën e 31-të, verdhekuqtë mbetën me 10 lojtarë, pasi Çelik u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Rafael Leao-s. Milani nuk përfitoi pasi do të realizonte vetëm një gol me Gabbia-n.

Atalanta arriti që të eliminonte Liverpoolin. Skuadra bergamaske u mposht 0-1 në shtëpi në shtëpi, por kualifikohen në gjysmëfinale të Europa League falë suksesit 3-0 në Anfield. Salah do të shënonte që në minutën e 7-të me penallti, por më pas fati nuk do të ishte me fat. Atalanta u mbrojt mirë në minutat e fundit, duke e merituar kualifikimin.

Kualifikohet në gjysmëfinale edhe Bayer Levekuseni, që barazoi 1-1 në fushën e Ëest Hamit. Skuadra londineze shënoi e para me Antonion, por pak para fundit të kohës së rregullt barazoi Frimpong. “Aspirinat” kishin fituar 2-0 në ndeshjen e parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Në rast të sulmeve të mëtejshme nga regjimi izraelit, Irani…