Roma i ofron kontratë të re Dybalas

15 shtator 2023 | 13:17

Në Romë, tifozët shpresojnë që këtë vit dyshja Dybala-Lukaku të dërgojnë ekipin në një tjetër nivel, ndërsa drejtuesit e klubit po punojnë me kohë të plotë për të blinduar yllin e ekipit, Paulo Dybala.

Sipas “TuttoSport”, në javët në vijim është parashikuar një takim ndërmjet drejtuesve të klubit dhe agjentit të Dybalas, Jorge Antun.

Palët mund të gjejnë akordin për rinovimin e kontratës deri në 2026, me opsion rinovimi deri në 2027. Roma kërkon të heq klauzolën e largimit prej 20 milionë euro për ekipet italiane dhe 12 për ekipet jashtë, synojnë të vendosin një klauzolë largimi të përbashkët prej 50 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata e…