Roma mposhti Bolognan

18 shkurt 2019 | 22:31

Roma ka marrë një fitore të vuajtur ndaj Bolognas, me shifrat 2-1.

Një fitore e vuajtur, pasi mysafirët e dominuan tërësisht pjesën e parë dhe e dominoi ekipin kryeqytetas. Tashmë, Roma ngjitet në vendin e pestë në kuotën e 41 pikëve, vetëm një më pak se Milani.

Pjesa e parë pa një Bologna mjaft këmbëngulëse, të cilët patën shumë raste, por Olsen ishte në një formë perfekte. Gjithashtu, miqtë goditën dhe traversën në minutën e 45-të, me anë të Roberto Sorianos.

Fraksioni i dytë, nisi ndryshe, ku Roma menjëherë u hodh në sulm dhe në minutën e 54-të kaloi në avantazh me anë të Aleksandër Kolarov, i cili shndërroi në gol një 11-metërsh.

Më pas, ishte përsëri një mbrojtës, i cili zgjidhi ndeshjen përfundimisht. Federiko Fazio, goditi saktë në zonë pas zhvillimit të një goditje nga këndi, duke dyfishuar shifrat.

Gjithsesi, Bologna nuk u dorëzua dhe në minutën e 84-të hapi sfidë me supergolin e Nikola Sansones.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do ta përshkruajë Brexitin si…