Roma mposhti Clujin

26 nëntor 2020 | 23:03

AS Roma ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Clujit në kuadër të Ligës së Evropës.

Skuadra italiane shënoi fitore prej 2 me 0. Debeljuh ishte ai që i dha epërsinë Romës duke shënuar autogol në minutën e 49 të ndeshjes.

Kurse golin e dytë e shënoi Veretout në minutën e 67 nga penaltia. Roma është në vendin e parë në Grupin A me dhjetë pikë, derisa pasohet nga Young Boysi me shtatë pikë, kurse Cluji në vendin e tretë ka katër pikë, e CSKA Sofia ka një pikë në vendin e fundit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I mandatuari për kryeministër të ri të Malit të Zi,…