Roma synon Gasperinin ose Wengerin

10 maj 2019 | 12:23

Edhe pse në krye të skuadrës kanë një strateg si Claudio Ranieri, drejtuesit e Romës vazhdojnë të kërkojnë një trajner të ri për sezonin e ardhshëm.

67-vjeçari e mori drejtimin e verdhekuqve më 8 mars të këtij viti, pas shkarkimit të Di Francescos, por do të qëndrojë në krye të ekipit deri në fund të sezonit.

Dy alternativat për stolin e kryeqytetasve janë Gian Piero Gasperini, që aktualisht drejton skuadrën e Atalantës dhe Arsene Wenger, i cili nuk drejton një ekip që pas largimit nga Arsenali, skuadër ku qëndroi për 22 vjet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në programin…