Romacieri nga Tanzania fiton Çmimin Nobel për Letërsi

07 tetor 2021 | 13:37

Novelisti nga Tanzania, Abdulrazak Gurnah, është shpërblyer të enjten me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2021.

Komiteti i Nobelit e ka lavdëruar Gurnah për “thellimin e pakompromis dhe emocional në efektet e kolonializmit dhe fatit të refugjatëve në hendekun mes kulturave dhe kontinenteve.”

Çmimi është ndarë nga Akademia Suedeze dhe ka vlerën e 1.1 milion dollarëve.

I lindur në Zanzibar më 1948, Gurnah ka arritur në Angli si refugjat në fund të viteve 1960.

Ai është autor i 10 novelave dhe shumë rrëfimeve të shkurtra.

Ai ka qenë profesor i Literaturës angleze dhe postkoloniale në Universitetin e Kentit, deri në pensionim.

Ndarja e çmimeve Nobel për sivjet nisi të hënën, kur është ndarë çmimi për zbulimet në fushën e mjekësisë.

Të martën është ndarë çmimi për fizikë, të mërkurën për kimi, ndërsa çmimet për paqe edhe ekonomi do të ndahen në ditët në vazhdim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Italia pas 37 ndeshjeve pësoi humbje nga Spanja (2-1) në…