Mançini: Ndaj Spanjës është vështirë me njëmbëdhjetë futbollistë, lërë me dhjetë

07 tetor 2021 | 13:30

Italia pas 37 ndeshjeve pësoi humbje nga Spanja (2-1) në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve. Trajneri Roberto Mançini ka thënë se posedimin e topittë Spanjës është vështirë ta përballosh kur je me 11 futbollistë e lerë me një futbollistë me pak.

“Ndeshjet e futbollit janë kështu. Ndonjëherë disa detaje mund t’i vendosin ato. Pjesa e parë mund të kishte përfunduar me lehtësi 1-1. Spanja luan teknikisht shumë mirë, ne duhet të ishim më të kujdesshëm në mos pranimin e goli të dytë para përfundimit të pjesës së parë”, ka thënë Mançini.

“Është shumë e vështirë të përballosh posedimin e topit të Spanjës me njëmbëdhjetë lojtarë, kështu që mund ta imagjinosh sa e vështirë është kur je me dhjetë futbollistë. Unë mendoj se djemtë bënë atë që duhej të bënin, ne kishim nevojë për freski në lojë dhe bëra disa zëvendësime të cilat na ndihmuan në pjesën e dytë”, ka shtuar Mançini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, e…