Romani ‘’Eskadronët e vdekjes’’ është libër e histori që ka për synim kthjellimin e kujtesës tonë kolektive

12 gusht 21:05

Shkruan: Bujar Dugolli

Romani ‘’Eskadronët e vdekjes’’ të autorit Bardhyl Mahmuti, paraqet një kontribut të shumëfishtë të këtij veprimtari të hershëm të çështjes kombëtare shqiptare, tash edhe në ngritjen e perseritur të zërit, kundër gjenocidit të shtetit serb ndaj Kosovës.

Me një titull tepër domethënës dhe thirrës, autori paraqet grupet ose skuadrilet policore e ushtarake serbe, të cilat në mënyrë të organizuar, me hierarki e komandë, kryen krimet më të llahtarshme në Evropë, pas Luftës së Dytë Botërore, por që për nga qëllimi, mënyra e kryerjes dhe objektivat e synuara, janë po të njëjta qe u aplikuan disa herë gjatë shekullit XX, dhe që kanë vetëm një perkufizim: Gjenocid.

I bazuar e real, romani, flet me secilin që i rrethuar nga dinamikat e përditshmëria kaotike e shoqërisë tonë, ka filluar të harrojë të kaluarën tonë.

E vërteta historike dhe krimi e gjenocidi shtetëror serb mbi Kosovën, nuk mund të jenë simbiotike, ndërsa autori thërret kumbueshëm në fokusimin e problematikave tona që të rinjtë e të rejat e vendit tonë, të ndërtojnë raportin real dhe atdhedashurinë ndaj vendit dhe vizioneve të tij.

Romani ‘’Eskadronët e vdekjes’’, nuk është një libër më shumë në raftet e librave, as roman me permbajtje historie që thërret në hakmarrje, por libër e histori që ka për synim kthjellimin e kujtesës tonë kolektive, përtej çdo gjenerate, prirje profesionale e linje ideologjike.

Prandaj edhe kjo veper të shërbejë  si pikënisjeje për kërkimin e të vërtetës sonë historike e përkujtim për të rënët tanë për liri dhe pavarësi.

Autorit Bardhyl Mahmuti, i urojmë jetë të gjatë dhe suksese në hulumtimet dhe botimet e rradhës që i presim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
14.08.2022 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…