Romeo Veshaj puthet në buzë me Olsi Bylykun gjatë emisionit

01 korrik 2022 | 12:07

Tashmë emisioni i vëllezërve Veshaj është shndërruar në një prej programeve më të shikuara në televizion dhe internet.

Intervistat me të famshëm akrobacitë e lojërat e ndryshme, kanë bërë që dy vëllezërit të shndërrohen në një senzacion në rrjetet sociale.

Këtë javë, ata kanë ftuar në emision këngëtarin dhe humoristin Olsi Bylyku me parteren e tij Egli Tako.

Nga promoja e publikuar, shihet se dy vëllezërit kanë kaluar shumë çasye humori me dyshen, ndërkohë që një moment i ka lënë pa fjalë fansat.

Bëhet fjalë për një nga momentet kur aktori Romeo Veshaj shihet duke puthur në buzë Oltin, gjatë një loje që ata kanë zhvilluar me njëri-tjetrin.

Me të bërë këtë gjest, në publik dëgjohen ovacione të mëdha, duke komentuar këtë që ndodhi mes dy aktorëve të humorit.

VV

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli më i famshëm dhe më pak llafazan në botë…