Ronaldinho do të tërhiqet nga futbolli në 2018-n

07 dhjetor 2017 | 09:40

Ish-ylli i Barcelonës, Milanit, PSG-së dhe, mbi të gjitha, i Brazilit, Ronaldinho, po mendon të tërhiqet nga futbolli profesionist në vitin 2018.

Fantazisti 37-vjeçar tashmë ka kaluar dy vjetët e fundit pa një kontratë me ndonjë klub, qëkur u largua nga Fluminense, por ka deklaruar më herët se do të fokusohet në interesa që s’kanë të bëjnë me futbollin, nëse një ditë do të vendoste të “varte këpucët në gozhdë”.

Karriera e pasur e tij ka nisur te Gremio në vitin 1998, klubi brazilian që sivjet fitoi Kupën Libertadores, ose Champions Leaguen e Amerikës Latine. “Po, ekziston kjo mundësi. Mendoj se do t’i them lamtumirë futbollit vitin e ardhshëm, zyrtarisht”, ka thënë Ronaldinho.

“Ndoshta mund të luaj disa ndeshje lamtumire, me ekipet ku jam aktivizuar përgjatë karrierës, por për këtë do të mendojmë në vijim. Në momentin që do të jem tërhequr nga futbolli, atëherë do të eci përpara me projektet e mia muzikore, akademitë sportive etj. Kjo është një fushë e re për mua, por do të kem kohë për ta eksploruar dhe për t’u adaptuar”, ka deklaruar Ronaldinho.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Bekim Shotani e ka quajtur skuadrën e Drenicës befasi…