Ronaldo, afër kalimit të klubi i madh italian  

26 gusht 2022 | 11:23

Cristiano Ronaldo i është ofruar Napolit nga Manchester United. “Djajtë e kuq” duan Victor Osimhen, për të cilin janë gati të paguajnë 100 milionë euro dhe të japin në huazim portugezin për një sezon.

Anglezët janë të gatshëm të paguajnë pjesën më të madhe të pagës së Ronaldos dhe presidenti i Napolit e ka miratuar në parim këtë lëvizje.

Tashmë po bisedohet me Jorge Mendes për detajet, që të bëhet fakt i kryer kalimi i Ronaldos te Napoli dhe shitja e Osimhen te Manchester United.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia ka bërë të ditur se mëngjesin e së dielës,…