Ronaldo befason Myrto Uzunin pas ndeshjes, ia dhuron fanellën

25 nëntor 2020 | 05:00

Myrto Uzuni ka lënë shenjën e tij në Ligën e Kampioneve, në fazën e grupeve.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare ka gjetur rrjetën në një nga ndeshjet më prestigjioze, atë kundër Juventusit në fushën e këtij të fundit.

Në minutën e 19 të ndeshjes, Uzuni devijoi në portën e Shçzesnji një harkim nga krahu i djathtë, duke treguar nuhatje të jashtëzakonshme në zonë dhe vendosur emrin e tij në historinë e këtij turneu.

Si qershia mbi tortë pas vërshëllimës finale do të mendonte Cristiano Ronaldo që do të bënte gjestin e madh, duke i dhuruar fanellën sulmuesit shqiptar. Një mbrëmje e paharrueshme për Uzunin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kroacia ka shtuar trupat e saj ushtarake në Kosovë si…