Ronaldo bën gjest të pahijshëm ndaj gjyqtarit të katërt

27 mars 2024 | 14:39

Portugalia pësoi një humbje të befasishme kundër Sllovenisë 2:0 në një ndeshje miqësorë.

E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Cristiano Ronaldos. Portugezi nuk u përmbajt dhe kur mori rrugën drejt dhomave të zhveshjes shfryu kundër të gjithëve. Ronaldo u largua nga fusha plot inat, duke bërtitur e madje fyer disa tifozë, ata që ishin më afër dhomave të zhveshjes.

Tërbimin e shoqëroi me gjestikulime, madje nuk kurseu as gjyqtarin e katërt.

Sido që të jetë, Ronaldo po përgatitet të luajë në Kampionatin Evropian të gjashtë, diçka që askush nuk e ka arritur ndonjëherë. Portugalia në grup do të jetë me Turqinë, Gjeorgjinë dhe Çekinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, ka…