Ronaldo debuton me fitore

18 gusht 2018 | 19:58

Cristiano Ronaldo ka debutuar në fanellën e Juventusit me fitore, pasi “Zonja e Vjetër” e mposhti Chievo Veronën (2-3).

Loja ishte dinamike dhe fituesi u vendos vetëm në fund të ndeshjes. Golat për vendasit i shënuan Mariusz Stepinski (38), Emanuele Giaccherini (56), kurse për mysafirët shënuan Sami Khedira (3), Leonardo Bonucci (75) dhe Federico Bernardeschi (90+).

Cristiano Ronaldo pati një paraqitje fantastike, por nuk arriti të shënoi në disa raste pasi portieri vendas ishte në formë. Ndërkohe futbollisti shqiptar, Përparim Hetemaj luajti me plotë sukses deri në minutën e 78-të.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kofi Annan, ish-Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, i cili ka…