Ronaldo e dëshiron Iscon te Juve

15 tetor 2019 | 15:31

Cristiano Ronaldo raportohet të ketë kërkuar Iscon në Juventus. Mesfushori është përfolur për një transferim te “Zonja e Vjetër” dhe ndërsa bisedimet u zhvilluan edhe janarin e kaluar, por në drejtim të lojtarit nuk arriti kurrë një ofertë konkrete.

Tashmë Isco vijon të mos jetë zgjedhje e parë te madrilenët nga trajneri Zinedine Zidane, i cili e ka mbajtur vazhdimisht jashtë formacionit. Në këto kushte, e sidomos me misionin për të mos humbur Evropianin me Spanjën, Isco mund të vendosë të largohet së shpejti.

Sipas “Don Balon”, Ronaldo ka folur personalisht me Iscon dhe pret që Juventusi të gjejë mënyrën që t’i bashkojë në Torino gjatë merkatos së janarit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Aeroporti Ndërkombëtar El Prat i Barcelonës ka pësuar dëmtime të…