Ronaldo gjithnjë e më larg Juventusit

17 maj 2021 | 16:27

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Juventusi. Bardhezinjtë presin ndonjë dhuratë nga Atalanta ose Hellas Verona në javën e fundit të Serie A, përndryshe do të luajnë në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Ylli portugez nuk dëshiron të mbesë pa Ligën e Kampionëve në këto pak vite karrierë që i kanë mbetur. Ditët e fundit është folur shumë në lidhje me largimin e 36-vjeçarit, ndërsa veprimi i fundit ka shtuar dyshimet e tifozëve.

Të dielën në mbrëmje, sulmuesi ka ngarkuar në një kampion të një kompanie të njohur transporti portugeze të shtatë makinat luksoze që zotëron. Shenja lamtumire, teksa rikthimi te Sportingu është një nga opsionet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga hapja e pikës kufitare në Durrës, qeveritë e dy…