Ronaldo kërkon 19.5 milionë euro nga Juventusi
“La Gazzetta dello Sport” raporton se avokatët e Cristiano Ronaldos dhe Juventusit do të japin deklaratën e tyre përfundimtare në një betejë ligjore, ku portugezi kërkon 19.5 milionë euro për pagat e papaguara.
Ronaldo ka ndërmarrë veprime ligjore kundër ish-klubit të tij duke pretenduar se bardhezinjtë i detyrohen ende 19.5 milionë euro nga manovra e dytë e pagave në sezonin 2020-2021.
Nga ana tjetër, Juventus beson se Ronaldo nuk ka të drejtë të kërkojë një tarifë të tillë pasi ai praktikisht hoqi dorë nga paga e papaguar kur u transferua te Manchester United në verën e vitit 2021.
Dy palët kanë kaluar në fazën përfundimtare të betejës ligjore dhe do të japin fjalën e tyre përfundimtare në Gjykatën e Arbitrazhit. Me shumë mundësi mund të ketë dhe ndonjë seancë tjetër gjatë janarit të vitit të ardhshëm.