Ronaldo mungon ndaj Ajaxit 

02 prill 2019 | 11:44

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, e ka pranuar se Cristiano Ronaldo do ta ketë shumë të vështirë të riaftësohet në kohë për ndeshjen e parë kundër Ajaxit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Ronaldo është duke u shëruar nga një lëndim që e pësoi javën e kaluar në një ndeshje kualifikuese për Kampionat Evropian mes Portugalisë dhe Serbisë.

“Cristiano po punon mirë, por vështirë se do të jetë i gatshëm për ndeshjen tonë kundër Ajaxit. I kemi nëntë ditë për ta vlerësuar gjendjen e tij”, ka thënë Allegri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjvënësit britanikë kanë votuar kundër katër mocioneve mbi alternativat e…