Ronaldo nuk do të largohet nga Evropa

24 tetor 2022 | 16:52

Cristiano Ronaldo nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli evropian.

Ylli portugez është duke planifikuar të largohet nga Manchester United në afatin kalimtar të janarit.

Por, Ronaldo e sheh veten ende duke luajtur në Kontinentin e Vjetër.

Për këtë ka siguruar gazetari sportiv italian, Fabrizio Romano.

37-vjeçari i ka prishur përfundimisht punët me “Djajtë e Kuq”, ndërsa është suspenduar së fundmi për ndeshjen me Chelsean dhe është zhvendosur për të ushtruar me ekipin e të rinjve.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë lidhet me një kalim të mundshëm në Chelsea për pjesën e dytë të sezonit, me mundësi të vazhdimit të bashkëpunimit për një vit tjetër.

Ronaldo dëshiron të luajë përsëri në Ligën e Kampionëve dhe një gjë të tillë ia mundojnë “Blues”.

Me këtë rast, ai i heq nga alternativa dhe nga opsionet klubet amerikane nga liga MLS apo edhe Arabinë Saudite, ku e presin disa klube.

Krahas Chelseat, në opsion për kampionin e Evropës me Portugalinë është edhe ekipi i tij i parë profesionist, Sporting Lisbona, prej nga më pas pati eksperienca të suksesshme edhe në Manchester United, në Real Madrid dhe në Juventus. /GE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftim nga KEDS-i për punimet në rrjet 25.10.2022 Punime të…