Ronaldo nuk e prish dietën as për datëlindje

07 shkurt 2024 | 14:53

Cristiano Ronaldo tregon edhe një herë vullnetin e tij të hekurt për të ruajtur në mënyrë strikte dietën e rreptë që konsumon prej kohësh.

Në ditëlindjen e tij të 39-të ai pranoi nga bashkëshortja e tij Georgina vetëm një pjesëz të vogël torte për festën e tij. Ndërsa në tavolinë ishin dy torta të mëdhaja për familjen, Ronaldoi mori vetëm një copë të vogël.

Dieta që po mban luzitani ka dhënë mjaft rezultate, pasi vetëm në vitin që lamë pas ai shënoi mbi 50 gola me ekipin e tij Al Nassr dhe kombëtaren portugeze.

Teksa po i afrohet të 40-ave, Ronaldo postoi në “Instagram” momente nga ditëlindja e tij me familjen duke shkruar: “Mirënjohës të kaloj ditëlindjen time të 39 në mënyrën më të mirë të mundshme: me familjen time dhe i rikthyer në fushën stërvitore. Faleminderit për mesazhet e ngrohta!”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar një furgon me…