Ronaldo nuk lejon gabimin e Juves

27 janar 2019 | 22:40

Juventus ka mundur Lazion (2-1) dhe ka bërë një hap më shumë drejt mbrojtës së titullit. Pas kësaj fitoreje, në fakt, bardhezinjtë kryesojnë me një avantazh prej 11 pikësh ndaj Napoli-t.

“Bardhekaltrit” kanë shpërdoruar një rast të artë, duke parë se e kanë vënë në vështirësi gjatë gjithë ndeshjes skuadrën e Allegrit, veçanërisht në pjesën e parë, në të cilën kampionët në fuqi të Italisë nuk kanë bërë asnjë gjuajtje në kuadrat.

Nuk ndodhte që nga sezoni 2004/05 që Juventus ta mbyllte pjesën e parë të një ndeshjeje të Serie A pa asnjë goditje të bërë në portën kundërshtare.

Në fakt, goditja e parë në kuadrat e bardhezinjve ka ardhur në minutën e 59-të të sfidës së luajtur në “Olimpico”, por ka qenë në portën e gabuar, me Emre Can që ka kaluar në avantazh ekipin kundërshtar me një goditje me kokë.

E dyta, ajo e golit të barazimit 1-1, ka ardhur në të 74-ën dhe është realizuar nga Joao Cancelo. Ky moment ka zgjuar torinezët, që në minutën e 88-të kanë shënuar edhe golin e fitores me Cristiano Ronaldon, i cili ka transformuar në gol penalltinë e fituar nga Cancelo.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Fatmir Xhelili, ka…