Ronaldo pas fitimit të çmimit nga “Globe Soccer Awards”: Kam shumë hapësirë për trofe, jam shumë i lumtur me këtë çmim

28 dhjetor 21:52

Cristiano Ronaldo ka folur pas zgjedhjes së tij si lojtari më i mirë i vitit 2017 nga Globe Soccer Awards.

Ylli i Real Madridit është zgjedhur si më i mirë i vitit 2017 duke lënë pas vete rivalin e përbetuar, Lionel Messin.

Përveç yllit argjentinas në këtë garë ishin edhe Neymar, Sergio Ramos, Gianluigi Buffon, Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala.

Ky çmim e ka bërë shumë të lumtur yllin portugez, i cili ka falënderuar bashkëlojtarët, trajnerin dhe gjithë ekipin e Real Madridit.

“Unë kam shumë hapësira për çmimet e fituara”, ka thënë fillimisht Ronaldo duke qeshur.

“Për mua është një moment i veçantë, ndihem shumë i lumtur për këtë çmim”.

Del Piero duke ia dorëzuar Ronaldos çmimin e fituar nga Globe Soccer Awards

“Falë shokëve të ekipit tim, trajnerit tim, Real Madridit, ky ishte një vit i jashtëzakonshëm ku fituam shumë tituj, vitin e ardhshëm të bëjë të njëjtën gjë”, përfundoi Ronaldo.

Ndryshe, Ronaldo e pranoi çmimin në Madrid nga legjenda e Italisë dhe Juventusit, Alessandro Del Piero. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka pritur në…