Ronaldo preferon rikthimin në United

31 maj 2021 | 18:00

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Manchester United. 36-vjeçari kaloi një tjetër sezon të mirë ku shënoi 36 gola në 44 ndeshje, por ai mund të largohet nga Juventusi në afatin kalimtar të verës, ani pse kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” është valide edhe për një edicion.

PSG-ja ka shfaqur interesim për transferimin e lojtarit portugez, derisa edhe Unitedi është duke shikuar mundësinë e rikthimit të tij.

“Tuttosport” raporton se Juventusi është duke shikuar një të ardhme pa Ronaldon. Portugezi ishte pjesë e “Djajve të Kuq” mes viteve 2003-2009, ku shënoi 118 gola në 292 paraqitje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria  e Mbrojtjes  ka shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve…