Ronaldo refuzon rikthimin tek Unitedi

19 prill 2021 | 11:11

Cristiano Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar zërat e largimit nga Seria A, por 36-vjeçari portugez ka refuzuar një ofertë së fundmi.

Një nga ish-klubet e tij, Manchester United, tentoi t’i mbushte mendjen për t’u rikthyer në “Old Trafford”, aty ku shkëlqeu gjatë viteve 2003-2009. Problemi i vetëm mbetet rroga sezonale.

“Djajtë e Kuq” i kanë ofruar 17 milionë euro në sezon, por ylli i kampionëve të Italisë ka kërkuar të paktën 20 milionë euro. Vetëm tre milionë euro larg, por që kanë mjaftuar që CR7 ta refuzojë kalimin tek ekipi i Ole Gunnar Solskjaer për sezonin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë se qeveria…