Ronaldo rrezikon përjashtimin nga Liga e Kampionëve

15 mars 2019 | 13:48

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është në hetim për gjestin e pahijshëm që bëri në fund të ndeshjes kundër Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve.

Ai rrezikon skualifikimin nga kjo garë që ndodhet tashmë në fazën çerekfinale. UEFA vendosi të nisë hetimet për lojtarin portugez pas veprimeve në fushë në fund të ndeshjes ku Juventus mundi 3-0 Atletico Madrid me golat e Ronaldos.

Analistët vlerësojnë se ndryshe nga gjesti i trajnerit te Atleticos, Diego Pablo Simeone që shpëtoi me 20 mije euro gjobë, portugezi Ronaldo penalizohet nga fakti se e beri këtë gjë përballë tifozëve të skuadrës mike. Ndërsa Simeone ishte mbrojtur duke thënë se veprimi i tij kishte lidhje vetëm me atributet e skuadrës dhe se nuk ofendonte askënd, kjo gjë për UEFA-n nuk vlen siç duket në rastin e Ronaldos.

Rregullorja e UEFA-s është e qartë në këtë pikë; provokimi i tifozëve kundërshtarë dënohet me skualifikim.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut, Choe…