Ronaldo thyen rekord, mposht Messin

29 tetor 2021 | 16:42

Cristiano Ronaldo publikoi në instagram ditën e djeshme një foto me Georgina Rodriguez.

Në foto çifti treguan që po presin të bëheshin sërish prindër të dy binjakëve. Kaq ka mjaftuar që kjo foto e postuar nga sulmuesi portugez të thyejë çdo rekord pëlqimesh, duke u bërë fotoja në instagram që ka marrë më shumë “like”.

Tani CR7 ka thyer rekordin e mbajtur nga rivali i tij më i madh në fushën e lojës, sepse Lionel Messi deri në këto momente ka qenë “mbreti” i instagramit për një sportist për foton me më shumë pëlqime.

Fotografia Messit në prezantimin e PSG, kishte arritur 22 mijë klikime, ndërsa CR7 ka arritur ta mposhtë kundërshtarin e tij këtë herë në instagram sepse fotoja e publikuar me gruan e tij Rodrigues me imazhet e ultrazërit, të binjakëve ka arritur të marrë 26 mijë “like”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka shpërthyer në akuza…