Ronaldo: Unitedi do të rikthehet aty ku e ka vendin

03 qershor 2022 | 16:43

Edhe në një sezon zhgënjyes Cristiano Ronaldo shënoi 24 gola në të gjitha garat dhe fitoi çmime të ndryshme individuale pas rikthimit të bujshëm te Manchester United.

Pavarësisht se është në fund të karrierës së tij, Ronaldo është ende i përkushtuar ndaj “Djajve të Kuq” dhe sigurohet që skuadra e tij të kthehet në versionin e mëparshëm të lavdisë.

“Ende kam motiv të vazhdoj të punoj shumë, ta dua pasionin për lojën, dhe sigurisht Manchesteri dhe shokët e mi të skuadrës më ndihmojnë gjatë gjithë rrugës, kështu që duhet t’i vlerësoj të gjithë njerëzit që ndihmojnë Cristianon. Është gjithmonë bukur të shënosh gola për këtë klub. Kur është një hat trick, është edhe më mirë”, u shpreh Ronaldo.

Më tutje, ai theksoi se Manchester Unitedi do të rikthehet aty ku i takon, ndonëse kjo do t’i marrë kohë. “Por gjëja më e rëndësishme për mua është të përpiqem t’i fitoj ndeshjet dhe të përpiqem të fitoj një kampionat apo një kupë, por besoj se Manchesteri do të jetë aty ku i takon. Ndonjëherë kërkon kohë, por unë ende besoj”, ka theksuar 37-vjeçari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Grand…