Ronaldon orët e ndajnë nga transferimi në Juventus

05 korrik 2018 | 12:45

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo është i vendosur për një aventurë të re.

Largimi i tij nga skuadra e Real Madridit bëhet i sigurt nga mediet italiane, të cilat raportojnë se portugezi ka marrëveshje me Juventusin, por mbetet të arrihet vetëm marrëveshja ndërmjet klubeve.

“Zonja e Vjetër” ka ofruar 100 milionë euro Realin për Ronaldon, kurse ky i fundit do të përfitojë 30 milionë euro në sezon.

Në anën tjetër Reali pritet të sjell si zëvendësim për Ronaldon, Neymarin që është pjesë e PSG-së.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionet e formuara me vendim të kryetarit të Komunës së…