Mbi 5 milionë euro dëme në Rahovec të shkaktuara nga shirat

05 korrik 12:31

Komisionet e formuara me vendim të kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë përgatitur raportet mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri në infrastrukturë publike, shkolla, fusha sportive, në bujqësi, dëmet e shkaktuara në amvisëri dhe në ekonomi familjare.

“Anëtarët e këtyre komisioneve pas vizitave të bëra në terren kanë përgatitur raporte, dhe bazuar në këto raporte vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm dhe breshëri është 5 milionë e 252 mijë e 984. 15 euro. Raportet e vlerësimit të dëmeve i janë dorëzuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj në vizitën e tij të bërë në Komunën e Rahovecit”, është bërë me dije në njoftimin e Komunës së Rahovecit.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërtesa që i takonte fillimit të shekullit XX, e ndërtuar…