Rrënohet edhe një ndërtesë e trashëgimisë në Prizren

05 korrik 12:24

Ndërtesa që i takonte fillimit të shekullit XX, e ndërtuar me teknikë tradicionale të ndërtimit në rrugën “Adem Jashari” (nr. i ngastrës 804-0) në Prizren, është rrënuar në tërësi.

Kjo ndërtesë është rrënuar me leje të Komunës së Prizrenit, gjegjësisht Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH), edhe pse për rastin në fjalë Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) në Prizren, si institucion kompetent i trashëgimisë, nuk ka dhënë pëlqim për një veprim të tillë.

“EC Ma Ndryshe” përmes një reagimi për medie, vendimin e Drejtoratit për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor (DUPH) për rrënimin e ndërtesës në fjalë e konsideron si vendim jo të drejtë dhe kontradiktor. EC Ma Ndryshe vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për shkatërrimin e vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren dhe kërkon nga Komuna e Prizrenit, gjegjësisht DUPH, të mos merr hapa të ngutshëm të dhënies së lejes së rrënimit të ndërtesave të trashëgimisë, sepse humbja e vlerave të trashëgimisë është një proces i pakthyeshëm”, është thënë në reagimin e “EC Ma Ndryshe”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Wolf Biermann Tashmë, në shekullin e 21, ne gjermanët ndodhemi…