Ronaldinho: Arrestimi ishte një goditje e rëndë

28 prill 2020 | 13:02

Ish-ylli i futbollit botëror, Ronaldinho, është shprehur publikisht për herë të parë pas nxjerrjes nga burgu në Paraguai.

Braziliani po mbahet në një hotel luksoz në gjendje arresti, pasi akuzohet për falsifikim të pasaportave së bashku me vëllain e tij.

“Që nga ajo ditë kur më arrestuan dhe deri më sot, kemi shpjeguar gjithçka dhe kemi dhënë informacione që na janë kërkuar. Ishte një goditje e rëndë, nuk e imagjinoja kurrë se do të kaloja një situatë të tillë. Gjithë jetën time kam kërkuar të  arrij profesionalizmin më të lartë dhe t’u sjell gëzim njerëzve. Gjëja e parë është të puth nënën time, e cila ka vuajtur shumë gjatë kësaj periudhe të vështirë që nga fillimi i Koronavirusit”, u shpreh Ronaldinho.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se…