Rondo, afër rikthimit te Lakersat

02 shtator 2021 | 14:03

Basketbollisti 35-vjeçar Rajon Rondo (sezonin e fundit me Atlanta dhe Clippers) është pranë rikthimit te Lakersat (luajti në vitet 2018-2020).

Mediat amerikane konfirmojnë se edhe pse lojtari kaloi te Memphis një muaj më parë, pjesë e një shkëmbimi lojtarësh me Clippersat, ai pritet të firmosë për ekipin kalifornian një kontratë 1-vjeçare.

Një tjetër basketbollist që pritet të kalojë te Lakersat ditët në vijim është edhe 33-vjeçari DeAndre Jordan. Ai ka edhe dy vite kontratë me Brooklyn Nets, por palët po punojnë për një zgjidhje konsensuale të saj. Sipas “Bleacher Report”, për lojtarin po interesohen Lakersat, si një përforcim me vlera në garën për titullin në NBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrdid nuk arriti të nënshkruante me Kylian Mbappe, por…