Rooney: Do të doja të isha trajner i Unitedit ose Evertonit
10 shkurt 2022
| 16:16
Wayne Rooney e ka pranuar se dëshiron të drejtonte një ditë ish-klubin e tij, Manchester United.
Rooney ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në histori të klubit nga “Old Trafford” dhe tashmë ka nisur zejen e trajnerit te Derby County në Championship. Megjithatë, synimi i anglezit është të rikthehet te “Djajtë e Kuq” si trajner, pas karrierës së bujshme si lojtar.
“Manchester United dhe Everton, dy klubet që janë shumë afër meje, dhe shpresoj se një ditë në të ardhmen, nëse mund të menaxhoj një nga ato klube, do të ishte një arritje e madhe për mua”, ka thënë Rooney.



