Rooney: Messi dhe Barça janë më të mirët në botë

12 tetor 2018 | 20:32

Pavarësisht prej ndarjes së dhomës së zhveshjeve disa vjet me Cristiano Ronaldon, sulmuesi i njohur anglez, Wayne Rooney, e bëri të qartë se cili është më i miri në botë për të.

Fjala është për Lionel Messin, yllin argjentinas të Barcelonës. Lojtari i DC United dha një intervistë për “The Sun”, ku nënvizoi: “Messi bën pak nga gjithçka. Ju mund ta shihni atë që nga shënimi i golave deri te një mesfushor i pastër. Pra, ai është ndoshta më i miri”. Nga ana tjetër, Rooney theksoi se Cristiano Ronaldo ka ndaluar të jetë një lojtar ofensiv krahu dhe është bërë më sulmues: “Në vend se të përballet me rivalët gjatë gjithë kohës, ai luan në zonë dhe shënon gola”. Rooney, gjithashtu, kujtoi rastet në të cilat luajti kundër Barcelonës së Pep Guardiolës, e cila i mposhti ata në dy finalet e Ligës së Kampionëve. Në këtë pikë, ai shtoi: “Nëse këto ndeshje do të ishin kundër ndonjë skuadre tjetër, përveç Barcelonës, do të kishim ëndërruar fitimin e tyre. Në sytë e mi, Barça është skuadra më e mirë në histori dhe Leo Messi është lojtari më i mirë. Ajo që bën ai është e pabesueshme. Messi, thjesht ka pak gjithçka”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjen…