Rosbergu, Vettelit: Ja se si mund ta mposhtësh Hamiltonin

18 shkurt 2020 | 14:26

Sebastian Vettel ende nuk ka rinovuar kontratën me Ferrarin, kontratë e cila skadon në fund të këtij viti. Për ta arritur këtë gjë, piloti gjerman ka nevojë për të marrë besimin e Ferrarit, që për momentin i beson vetëm Charles Leclerc, të cilit ia ka rinovuar kontratën.

Nico Rosberg, ish-kampion bote në Formula 1 dhe ish-shok skuadre me Lewis Hamilton te Mercedes, i jep një këshillë patriotit të tij se si të rikthehet në nivelin e dikurshëm, raporton “Telesport”.

“Situata e Vettelit nuk është e thjeshtë. Lerclerc e ka fituar besimin e skuadrës dhe mori rinovimin deri në vitin 2021”, ka thënë Rosberg.

“Këtë gjë duhet të bëjë edhe Vettel, të fitojë besimin e skuadrës. Për fat të keq, sezonet e fundit ka zhgënjyer, ndaj është krijuar kjo situatë. Hamiltoni fiton pasi ka besimin e gjithë ekipit, ndaj dhe Vettelit duhet të fitojë besimin e gjithë skuadrës që ta mbështesë. Garat e para do të jenë thelbësore për t’ia dalë mbanë”, ka deklaruar Roasberg.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar këtë të martë…