Rossi: Nuk ia shtrëngoj dorën Marquezit

19 shtator 2018 | 12:59

Marrëdhënia në mes të Valentino Rossit dhe Marc Marquez prej disa vjetësh nuk është më e njëjta, dy pilotë që janë jo vetëm rivalë në pistë, por edhe “armiq”, pasi prej kohësh nuk flasin.

Përplasjet që dy pilotët kanë pasur shpesh në pistë e jashtë saj kanë bërë që ata të mos e shohin më me dashuri njëri-tjetrin. Pas deklaratës së Marquezit, që është gati ta rikthejë marrëdhënien e dikurshme me pilotin italian, ka reaguar Rossi.

“E dëgjova deklaratën e tij, më duket pak e çuditshme. Unë nuk kam probleme me Marc dhe nuk ka arsye për të mos bërë paqe”, u shpreh piloti italian i Yamaha. Por, Rossi ka refuzuar që një ditë t’i shtrëngojë duart me rivalin spanjoll, duke u shprehur: “Mjafton kaq, kjo marrëdhënie që kemi. Nuk ka nevojë të bëjmë formalitete të kota dhe t’i shtrëngojmë duart”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra qytetarë dhe veteranë sot kanë protestuar për lirimin e…