Rosuja e Pejës bëhet me rrjet të ri elektrik

07 shkurt 2018 | 13:54

Fshati Rosujë që gjendet në komunën e Pejës ka komunitet ndërmarrës. Megjithatë, kualiteti i dobët i energjisë elektrike nga pas lufta ka bërë që banorët të mos mund të kryejnë punët e tyre. Gjithashtu edhe ekonomitë familjare nuk kanë kaluar mirë si pasojë e rrjetit elektrik jo- stabil.

Është Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ajo e cila ka ardhur me një projekt të rëndësishëm investiv me qëllim përmirësimin e rrjetit elektrik në këtë anë.

Liridon Berisha, një nga banorët e fshatit Rosujë pret shumë nga projekti investiv i KEDS-it.“ Kemi hequr shumë keq me energjinë e dobët. KEDS-i ka ardhur me projekt. Ja mund t’i shihni, shtyllat, trafon dhe kabllot. Këtu ka ferma, i shihni. Punohet këtu. Por e kaluara nuk ishte e favorshme. Tash kanë punuar. Neve na duhet rrymë stabile dhe kualitative”, thotë Liridon Berisha nga fshati Rosujë.

Zëdhënësi i KEDS-it,Viktor Buzhala deklaroi që investimi është tejet serioz dhe se ishte më se i nevojshëm. Buzhala tregon edhe për numrat e saktë se sa pajisje elektrike janë vendosur në kuadër të këtij projekti në Rosujë.

“Trafo e re e standardeve të fundit europiane 160 kVA, lartë përçuesi i ri, 40 shtylla të tensionit të ulët, 32 të tjera të tensionit të lartë, 2 mijë metra kabllo, do të thoja është emërtimi i këtij projekti. Tensioni vjen kualitativ dhe stabil”, thotë Viktor Buzhala nga KEDS.

 

Janë më shumë se 20 ekonomi familjare që kanë përfituar dhe do të përfitojnë edhe më shumë nga ky projekt i KEDS.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë…