Roth: Në Bruksel do të lobojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën

10 janar 2019 | 22:09

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën në Zyrën e Jashtme Federale të këtij shteti, Michael Roth,  ka thënë se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Përmes një postimi në profilin e vet në “Twitter”, ai rikonfirmoj se Gjermania do të lobojë fuqishëm që Kosovës t’i hiqen vizat.

“Kosova ka përmbushur kushtet e Bashkimit Evropian që t’u jepet liberalizimi i vizave. Prandaj duhet të jepet dritë jeshile për kosovarët. Ne do të lobojmë fuqishëm për këtë në Bruksel”, ka shkruar Roth në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish luftëtarja e UÇK-së, Raimonda Rreci,  ka folur për herë…