Roy Roznek i Odës Ekonomike të Izraelit: Në ‘Comodita’ pash se Kosova është Evropë dhe Amerikë

13 gusht 2021 | 13:59

Pas amerikanëve, gjermanëve, austriakëve, norvegjezëve e shumë mysafirëve tjerë, “Comoditën” e ka vizituar edhe zëvendëspresidenti i Odës Ekonomike të Izraelit, Roy Roznek.

Ai ka theksuar se nuk përtoi fare t’i bëjë gati 2 000 kilometra për ta parë fabrikën për të cilën tha se po e përmendin të gjithë kur bëhet fjalë për cilësinë e padiskutueshme të dyshekëve.

Pasi u prit nga aksionari dhe stafi menaxherial i “Comoditës”, Roznek ka lëvduar ata dhe punëtorët për profesionalizmin, përkushtimin, si edhe për pastërtinë në ambientet brenda dhe përreth fabrikës. “Këtu pash se Kosova është ndryshe nga ajo që njihja më parë. Pash se Kosova është Evropë, është Amerikë. Kjo vërehet në këtë fabrikë, vërehet tek menaxhmenti, punëtorët dhe tek gjithçka tjetër”, ka deklaruar ai.

Roznek ka paralajmëruar thellimin e bashkëpunimit mes firmave izraelite me “Comoditën”, por edhe me biznese tjera të korporatës ku bën pjesë kjo fabrikë, sikur edhe të krejt Kosovës. “Këto fabrika do të bashkëpunojnë me kompanitë izraelite. Mund t’ju them se ky është vetëm fillimi i këtij bashkëpunimi që nuk do të jetë i vetmi”, është shprehur Roznek.

Bashkëpunimi i “Comoditës” me bizneset izraelite nisi para pak ditëve. Fabrika e më e madhe në Kosovë ka eksportuar prodhimet e para të veta në Izrael dhe siç thanë drejtuesit, mallrat që nisën në shtetin e zhvilluar, u pritën shumë mirë nga klientët e atjeshëm. “Kemi marrë shumë komplimente për produktet dhe gjithçka tjetër rreth këtij procesi”, ka pohuar Granita Bunari, drejtoreshë operative në “Comodita Home”.

Comodita Home prodhon 2.5 milionë dyshekë në vit, 600 mijë mbishtresa dysheku dhe 2.5 milionë jastëkë në vit.
Në këtë fabrikë thonë se janë eksportuesi më i madh në Kosovë, ndërsa shtojnë se prodhimet e tyre plasohen në tregje të mëdha si ShBA, Kanada dhe shumë vende të Evropës.

Në dy-tre muajt e fundit, “Comodita” është bërë stacion i pashmangshëm i vizitave të shumta të politikanëve, diplomatëve dhe biznesmenëve të huaj.

Pothuajse të gjithë, pa përjashtim, kanë lavdëruar aksionarin dhe stafin menaxherial që po bëjnë përpjekje të mëdha për të krijuar vende të shumta pune dhe për të kontribuar në buxhetin e shtetit.

Po ashtu, ata kanë përmendur edhe faktin se krejt këto ndikojnë pozitivisht që rinia dhe profesionistët të mbeten në Kosovë, duke pamundësuar kështu ikjen e trurit jashtë vendit.

Në këtë fabrikë thonë se janë eksportuesi më i madh në Kosovë, ndërsa shtojnë se prodhimet e tyre plasohen në tregje të mëdha si SHBA, Kanada dhe shumë vende të Evropës.

Në dy-tre muajt e fundit, Comodita është bërë stacion i pashmangshëm i vizitave të shumta të politikanëve, diplomatëve dhe biznesmenëve të huaj.

Pothuajse të gjithë, pa përjashtim, kanë lavdëruar aksionarin dhe stafin menaxherial që po bëjnë përpjekje të mëdha për të krijuar vende të shumta pune dhe për të kontribuar në buxhetin e shtetit. Po ashtu, ata kanë përmendur edhe faktin se krejt këto ndikojnë pozitivisht që rinia dhe profesionistët të mbeten në Kosovë, duke pamundësuar kështu ikjen e trurit jashtë vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Prindërve në Kosovë ka kërkuar nga qeveria që…