Rrahja e asamblistëve të VV-së, Fetahu: Artriti më sulmoi sepse nuk arriti të bëhet për një votë shef i grupit

31 tetor 2022 | 13:43

Një rrahje mes dy asamblistëve të VV-së në Podujevë ka ndodhur sot, ku janë përfshirë Artrit Mulliqi e Ragip Fetahu.

Ky i fundit e ka konfirmuar sulmin në faqe e tij të Facebook.

Ky është statusi i plotë i Fetahut:

Duke u kthyer për në Komunë, z. Mulliqi më vjen nga pas dhe më drejtohet kështu; ku je ti që sponsoron lajme të rrejshme për mua. Unë i drejtohem; ti ke kërku votë për shef të Asambleistëve, secili e ka punën e tij, mos mu drejto mua kështu. Pas këtyre fjalëve z. Mulliqi më kap në këmishe dhe duke më fyer e ofenduar, e duke më sharë me nënë e familje. Kam tentuar disa herë ta largojë me duar por nuk munda. Kam lëvizur me duar pa ndërprerë. Por, ai nuk më lëshonte. Kanë ndërhyrë disa persona për ta larguar dhe në tentim e sipër më godet në pjesën e pasme të kokës duke më shkaktuar dhembje ekstreme të kokës dhe marramendje.

Policia deklarohet për rrahjen e dy asamblistëve të VV-së në Podujevë

(Dëshmi janë kamerat e komunës)

Pas kësaj situate, unë jam larguar me shpejtësi nga oborri i komunës, sepse kolegu tërë kohën me shante dhe tentonte të afrohej.

Nuk kam pas asnjëherë probleme me këtë person.

Kjo mund të jetë vijimësi e problemeve të brendshme partiake dhe mund të jetë frustrim i tij për shkak se nuk ka arrit të sigurojë një votë që i ka mungu për t’u bërë shef i grupit.

Ky është inskenim i pastër i formacioneve të brendshme parapolitike të LVV, në raport me mua për shkak të qëndrimeve të mia parimore në interes të qytetarëve të Llapit.

Do të jem përjetë vetëm në interes të tyre, e jo pjesë e grupacioneve dhe formacioneve fetare e parapolitike.

Zbulohen emrat e shqiptarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik në Itali

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas pesë humbjesh vjen fitorja e parë në kampionat për…